Pas aksioneve të shumta në pjesën më të madhe të territorit italian, kanë përfunduar në pranga 10 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë arrestuar për vjedhje, drogë dhe grabitje. Sipas mediave italiane, të arrestuarit në Milano në "biznesin" e tyre mendohet se bashkëpunonin me grupet shqiptare.

Hetimet e autoriteteve italiane janë shtrirë në nivel kapilar në të gjitha zonat ku mendohet se funksionojnë grupe të rrezikshme kriminale. Të arrestuarit priten ta dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi ndaj tyre rëndojnë disa akuza.