Trafik kokaine nga Holanda në Greqi, pranga shqiptarëve

08/11/2018 - 20:54

Një organizatë që merrej me trafikun e kokainës nga Evropa Perëndimore në drejtim të Greqisë është shkatërruar nga policia helene.

Katër anëtarë të grupit janë arrestuar, dy prej të cilëve shqiptarë, përkatësisht 34 dhe 38 vjeç. Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetase greke për posedim droge.

Arrestimet janë kryer në Athinë dhe në zonën e Artës. Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar rolin  e secilit prej anëtarëve të grupit dhe zonat e magazinimit të kokainës.

Në mënyrë të veçantë, një 41 vjeçar grek ishte përgjegjës për futjen e kamionëve ndërkombëtar të transportit që sillnin kokainën nga Holanda për në territorin grek, shkruan OraNews. Droga pritej nga dy shqiptarët në një dyqan dhe më pas furnizoheshin anëtarët e tjerë të organizatës.

Transporti i drogës brenda vendit bëhej zakonisht me një taksi nga një 50 vjeçar.
Nga hetimet është zbuluar mbi 1 kg kokainë e pastër si dhe sasi të vogla kanabisi. Gjithashtu, janë sekuestruar 12755 euro, dy vetura, dy peshore precize dhe 13 celularë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Koritë të Korçës.

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Milot-Rrëshen, pranë urës së Zogut.  

Interpol Tirana ka ekstraduar dy persona nga Greqia, të cilët janë dënuar në Shqipëri nga gjykata. E.Sh.

Shtatë emigrantë janë kapur nga policia në Kapshticë, pasi po tentonin që të futeshin ilegalisht nga Greqia në Shqipëri.

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj, Sem Besem 25 vjeç dhe Valeria Luk 27 vjeçe të cilët kishin humbur në një zonë të

Ditën e sotme janë identifikuar dy persona që dyshohen si autorë të grabitjes së bujshme në Rinas, ndërsa është bërë publik identiteti i

50-vjeçari Bernard Uka i cili u vetëplagos rreth orës 11:55 paraditen e sotme në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve

Një person është vetëplagosur sot në banesën e tij përballë godinës së Kuvendit të Republikës së  Shqipërisë. 

Dy turistët belgë, të cilët humbën gjurmët prej mbrëmjes së djeshme në zonën malore Çikë-Iljaz, janë lokalizuar në malin pranë fshatit Dh

Një person ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.