Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të premtes në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi janë zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.