18/10/2014 - 08:16
Athinë, 18 Tetor 2014 – Një vajzë 24 vjeçare nga Shqipëria humbi jetën në një aksident tragjik që ndodhi në zonë e “Petrou Rali” në Athinë. Viktima, Aldiora Dingo nga qyteti i Beratit jetonte në Greqi, me familjen e saj. Ngjarja ndodhi në kryeqytetin grek, Athinë. Aldiora gjendej në trotuar, kur krejt papritur një automjet ka dalë nga rruga dhe ka pushtuar trotuarin, duke e plagosur rëndë 24 vjeçaren e pafajshme. Për shkak të plagëve fatale që mori, Aldiora humbi jetën. Familja e të ndjerës ka njoftuar përcjelljen e saj për në banesën e fundit, paraditen e sotme (e shtunë) ora 11:30 në varrezat “Petru Rali” në Athinë.
/portali DurresLajm/