Tragjike, humbin jetën 4 të rinj shqiptarë, dy prej tyre nga Durrësi

15/03/2019 - 22:28

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që kanë emigruar për punë në shtetin gjerman.

Shumë prej tyre kanë ikur me viza pune e një pjesë e madhe ikin me pasaporta për të punuar e për të nxjerrë disa të ardhura për familjen e tyre.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë.

Mësohet se katër djem të rinj të moshës 23-24 vjeç kanë humbur jetën teksa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë.

Personi i cili i ka bërë me dije lajmin është i afërmi i njërit prej djemve që ka humbur jetën në punë.

Familjari i Olsit (njëri prej djemve), ka treguar për JOQ ngjarjen e dhimbshme sesi është nisur ai nga Durrësi drejt Gjermanisë për punë.

Familjari kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve në Gjermani për të ditur më shumë informacione lidhur me ngjarjen, pasi pronari për të cilin punonin të rinjtë shqiptarë ishte italianë dhe e ka mbajtur ngjarjen të fshehtë për të mos dëmtuar imazhin e tij.

Të tjerë familjarë kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve të cilët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Gjatë kohës që kanë qenë duke punuar, vinçi u ka rënë sipër duke u marrë jetën.

Për Olsin ka qenë dita e parë dhe e fundit e punës në Gjermani.

Mesazhi i familjarit të Olsit në JOQ:

Përshëndetje JOQ! Dje në Gjermani, në Frankfurt kanë humbur jetën disa shqiptarë. Ata punon në ndërtim dhe ndërtesa ku punonin është shembur.

Janë djem të rinj, por ju lutem nëse mund të merrni ndonjë informacion më shumë. Ndër to ishte një i njohuri ynë 24 vjeç dhe dimë që ka humbur jetën, por për të tjerët nuk dimë asgjë. Për të afërmin tonë, ai është pa letra dhe punonin në ndërtim atje.

Njëherë na thanë që janë katër shqiptarë që kanë humbur jetën. Së bashku me të afërmin tim ka qenë edhe një djalë tjetër. Të dy nga Durrësi dhe të dy kanë humbur jetën. I afërmi im Olsi, pardje kishte filluar punë aty, pasi ja kishte kërkuar shoku i tij. Dmth dita e parë dhe e fundit për të.

Mesa më thanë është rrëzuar vinçi në atë ndërtesë dhe muri është shembur duke ju rënë punëtorëve sipër. Pronari ishte italian dhe ai jua ka marrë pasaportat të lënduarve që të mos i dëmtohet imazhi i tij dhe nuk ka treguar asgjë.

Kanë ikur 10 familjarë tanët në Gjermani për të kërkuar trupat e të rinjve dhe kanë kërkuar në 3-4 morgje atje dhe tani vonë na thanë që i gjetën. Kjo është e tmerrshme. Ata ishin të rinj 23-24 vjeç.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytezën Kunzell në Gjermani.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.

Një 25-vjeçar nga Kosova humbi jetën të premten në Gjermani pas një aksidenti fatal me skavator.

Forcat e Posacme "Shqiponjat" kanë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë.

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Korçë-Ersekë.

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” për 3 personat e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e administratorit të njësisë Kotë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në një mjet pranë pikës kufitare të Kakavijës, policia ka sekuestruar një sasi të madhe Redbull dhe qumës

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore

Një automjet ka dalë nga rruga mbrëmjen e djeshme në Shkodër, çka ka shkaktuar si pasojë një aksident me vdekjen e një personi.