Rrëzohet me parashutë dhe ndërron jetë mësuesi 30-vjeçar Gëzim Elezi në Dibër. Aksidenti tragjik ka ndodhur ditën e sotme kur Elezi, i apasionuar pas aeronautikës, është rrëzuar në rrethana ende të paqarta në zonën e Dibrës.

Elezi është rrëzuar në vendin e quajtur vendin e quajtur “Maja e Zimurit”, dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë.