Një trailer ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit në fshatin Tragjas të Vlorës.

Për pasojë, automjeti që është në pronësi të një 34-vjeçari është djegur pjesërisht.

Ende nuk ka detaje se si ka rënë zjarri, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e djegies së automjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”,  në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.