Një grua nga Letonia, por që jeton në Irlandë u dënua me 28 muaj burg, pasi u arrestua nga policia teksa transportonte me makinë dy emigrantë të paligjshëm shqiptarë.

Sipas mediave britanike, Linda Jankovska, 24 vjeçe, është një punëtore dyqani dhe shpërndarëse picash.

Ajo u kap me dy shqiptarët në Portin Anglesey. Ndërsa avokati i 24-vjeçares, Simon Mills tha se shqiptarët kishin kërkuar azil në Irlandë dhe ishin kthyer atje.

Para gjykatës ajo pranoi se kishte shkelur ligjin për imigracionin në datën 10 shtator.

Jankovska u përball me dëbimin në Letoni.