Transportonin drogë nga Roma në Londër, prangosen dy shqiptarët (FOTO)

13/02/2018 - 18:08

   Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me një sasi drogë, që si destinacion kishte Anglinë. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët me inicialet K.N., dhe K.G., 29 e 37 vjeç, akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

“Repubblica” shkruan se trafikantët u kapën në Romë. Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët kishin gjetur një mënyrë të veçantë për t’i shpëtuar kontrollit policor, pasi pakot do t’i transportonin me anë të shërbimit të një agjencie private postare.

Pas hetimeve të policisë në agjencinë postare u gjetën 5 pako, brenda të cilave kishte 75 kg marijuanë. Kamerat e sigurisë ndihmuan në identifikimin e shqiptarëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga dosja e Prokurorisë, zbradhet edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës.

Policia e Shtetit ka arrestuar përkohësisht një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Më 3 tetor, tre persona sulmuan një shqiptar në rrugën “Kusterëiesstrasse”, në Bilten GL.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një pikë servisi makinash në Elbasan u përfshi nga flakët ku për pasojë u dogjën disa automjete.

Disa makina janë djegur gjatë natës pasi ka rënë zjarr në një pikë servisi dhe shitjesh automjetesh.

Një e moshuar 74-vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë mizore në një apartament në Frauenfeld (TG) të Zvicrës.

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë, pasi kanosi me armë zjarri një të ri.

Mjeti i administratorit të njësisë Farkë ka rënë pre e një sulmi me lëndë plasëse.

Policia Rrugore tregon një vëmendje më të theksuar për shkeljet e Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve përgjatë fundjavës.

Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë.