Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 të rinj, njëri nga Durrësi

03/12/2020 - 11:15

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".

Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, si edhe ka arrestuar në flagrancë 2 bashkëpunëtorët e tij, njëri prej të cilëve banues në Durrës, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. S., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 25 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e Policisë, në afërsi të fshatit Beragozhd, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Benz” dhe “Ford”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shumës 1400 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi M. S. ishte shpallur në kërkim policor më datë 11.10.2020, në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Vlorë.

Një 27-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri gjatë një atentati në zonën e quajtur Hagia Sophia, në Patra të Greqisë.

Personi që shihni në foto është Edmir Begu, i ekzekutuar me breshëri automatiku mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Policia e Vlorës ka gjetur sot një gomone te braktisur në det.

Gjendet një trup i pajetë në një përrua.

Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Durrës ku 32-vjeçari Jetmir Begu, i njohur edhe si Ilir Kuçi, u ekzekut

Një banesë gati është shkrumbuar nga zjarri që ka shpërthyer pasi është lënë ndezur një qiri.

Makina e një biznesmeni në Shkodër është shkatërruar gjatë natës së kaluar.

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit, i cili mbrëmjen e djeshme, pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Bucimas.