Transportonin persona nga Lindja e Mesme, 5 në pranga

20/09/2019 - 13:59

Finalizohet operacioni "Stroke", për parandalimin dhe goditjen e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, bien në pranga 5 shtetas, pasi transportonin disa shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Këta shtetas gjatë rrugës që po i transportonin shtetasit e huaj, i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhnin sendet personale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra se disa persona po transportonin disa shtetas nga Lindja e Mesme, me qëllim kalim e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe se këta shtetas ishin futur në pyllin e fshatit Grudë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin " Stroke", si rezultat i të cilit u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit: G. N., 23 vjeç, Z. P., 32 vjeç, K. N., 26 vjeç, T. M., 39 vjeç dhe A. D. 24 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Të arrestuarit e sipërpërmendur dyshohet se kanë marrë disa shtetas të huaj të vendeve të treta, me qëllim për t’i transportuar për në Mal të Zi. Gjatë rrugës për të shmangur Policinë kanë ndryshuar drejtim duke i futur në pyllin e fshatit Grudë dhe aty i kanë dhunuar fizikisht, me qëllim që t’u vidhin sendet personale, por nuk kanë mundur dot dhe janë larguar.

Pas hetimeve intensive, u bë identifikimi dhe kapja e autorëve të dyshuar, të cilët u arrestuan për veprat penale "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe " Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, me të cilat dyshohet që janë transportuar këta shtetas.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia angleze ka deklaruar se këtë pasdite, datë 16 tetor 2019, dy shqiptarë kanë marrë dënimin nga gjykata me 32 muaj burgim secili.

Prokuroria e Kavajës më në fund ka marrë nën hetim Marsida Qatjan, 30-vjeçaren në banesën e së cilës në datë 9 tetor, pas shkëmbimit të a

Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën Milot-Fushë Krujë.

Policia italiane ka zhvilluar një mega-operacion, duke shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar të drogës.

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez,

Policia ndalon një 24-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e na

Ky është momenti i arrestimit të 38-vjeçarit Tesilvan Basho gjatë operacionit “Selenica”.

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm në Itali është arrestuar në Selenicë të Vlorës.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën detyrim paraqitje për 10 të arrestuarit pas protestës të së dielës.