Tre rastet e konfirmuara me COVID-19 në Pogradec dyshohet se kanë pasur kontakte në kryeqytet.

Ata janë shtetas gjermanë, mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet pasi janë pjesë e një fondacioni.

Mendohet se të tre këta shtetas janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë, ndërsa pas kthimit kanë shfaqur shenja të COVID-19.

Mjekët epidemiologë prej mbërritjes së përgjigjeve kanë dalë në terren për mbikëqyrjen dhe izolimin e rasteve të tjera kontakte të afërta me shtetasit gjermanë.

Tre rastet e sotme e çojnë qytetin liqenor në një shifër total prej 13 personash të prekur nga koronavirusi.