Tre në pranga për kontrabandë mjetesh

25/05/2019 - 14:24

Tre persona u arrestuan për akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike në qytetin e Kukësit.

Të arrestuarit janë F.B., vjeç 45, banues në Kukës, S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës, Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa iu nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale, informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të Durrësit, pranë semaforit.

Gjykata e Matit ka dënuar me burgim të përjetshëm Kujtim Koxhën, i cili vrau në Fshatin Shëlli 3 zyrtarë të Bashkisë së Matit.

Një sherr banal në një disko të Elbasanit në vitin 2005, do të bëhej alibi për dhjetëra ngjarje kriminale në vend dhe jashtë Shqipërisë.

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Tiranë pasi rezulton i dënuar me 5 vite burg në Itali.

Policia ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vepra penale të korrupsionit.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në burgun e Koridallos në Greqi.

Një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen gjatë një grabitjeje në komunën greke të Koridhalosit në Athinë.

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar pasi tentoi të vrasë një person.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 4

Një pushuese është gjetur e pajetë në plazhin e Vjetër të Vlorës.