Tre persona të moshës 30, 18 dhe 25 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin ditën e djeshme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.

Mësohet se shtetasit M.S., J.Ll. dhe Xh.L. vjeç 30, 18 dhe 25, banues në Durrës, janë konfliktuar me njeri tjetrin, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Policia nuk jep të tjera detaje rreth shkakut të konfliktit mes tre të rinjve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sipas nenit 274 të Kodit Penal.