Autoritetet italiane kanë arrestuar 20 persona mëngjesin e kësaj të enjteje. Mediat fqinje raportojnë se të arrestuarit dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Të ndaluarit janë të gjithë rezidentë në zonën e Barit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të këtij grupi, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Mediet fqinje raportojnë se përgjatë 24 muajve  janë sekuestruar tonelata marijuanë, pistoleta dhe automatikë.