Tri automjete u përfshinë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë, për shkaqe të paqarta. Bëhet fjalë për makina në pronësi të 3 personave të ndryshëm, të cilat ishin të parkuara.

Zjarri u shua falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, ndërsa autoritetet policore pritet që të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

“Rreth orës 02:10 në rrugën “Ndre Mjeda”, tek ish “Parku”, ka rënë zjarr tek 3 mjetet e parkuara, me pronësi të shtetasve SH.K., R.K., dhe A.M . Nga Sherbimet e zjarrfikëses u bë e mundur fikja e zjarrit, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thotë Policia e Tiranës.