Një 60-vjeçar është plagosur si pasojë e përplasjes së një “triçikli” me një makinë tip “Volkswagen”. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 në qytetin e Fieri në vendin e njohuri si Depoja e Ujit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i triçiklit, Agron Cobo, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Fieri dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i këtij aksidenti mendohet të jetë bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të triçiklit nga ana e 60-vjeçarit.

Makina ‘Volkswagen’ po vinte nga Fieri dhe nuk mundi ta shmangte.

Ndërkohë në vendngjarje shkoi policia dhe një zjarrfikëse.