Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Ahmetaq të Fushë-Krujës, në ambientet e jashtme të banesës së Nazmi Demirxhiut, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Nje hetim ka nisur për të zbuluar autorët dhe nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e Demirxhiut.