Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të hëne në pjesën e pasme të një mjeti në Yrshek të Tiranës.

Nga burimet zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në oborrin e banesës së shtetasit Luan Çika.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.