Tritol në makinën e mësueses së anglishtes, 5 muaj pasi i dogjën “Lancia”-n

17/04/2018 - 10:11

Tritol makinës së mësueses së anglishtes në Patos. Persona ende të paidentifikuar e kanë vendosur lëndën eksplozive në pjesën e përparme të automjetit, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Kjo është hera e dytë që mësueses së gjimnazit, Eriselda Agalliu, i dëmtohet makina, pasi edhe rreth 5 muaj më parë asaj iu dogj një tjetër automjet. Asokohe, ngjarja u mbyll si aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, por duket se kjo pistë bie për sa kohë që në harkun e pak muajve asaj i ndodh një tjetër ngjarje.

Sipas burimeve nga Policia, shpërthimi me lëndën eksplozive ndodhi rreth orës 01:30 të së hënës në lagjen “1 Maj” të qytetit të Patosit ku si pasojë e shpërthimit është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

Pas hetimit paraprak të Policisë, e cila mbërriti në vend e sinjalizuar nga banorët e vetë pronarja e mjetit, rezultoi se makina është në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese në shkollën “Zhani Ciko”. Sipas dëshmisë së dhënë prej saj, ajo ka qenë në gjumë bashkë me fëmijën e saj rreth 5 vjeç, kur papritmas është zgjuar nga shpërthimi i ndodhur. Nga veprimet e para në vendin e ngjarjes rezultoi se lënda shpërthyese ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit.

Makina “Nissan” ka qenë e parkuar në rrugën para bllokut të banesave ku jetonte edhe mësuesja e anglishtes në shkollën e Patosit. Deri më tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt as personal dhe as bashkëshorti i saj, i cili prej disa kohësh ndodhet në Amerikë.

“Nuk kam asnjë dyshim, sepse nuk kam konflikte me askënd. As më vjen ndër mend ndonjë emër konkret. Unë kaloj mirë me të gjithë dhe përpiqem të jap më të mirën time”, ka thënë ajo për Policinë.

Nga ana e saj, Policia thotë se po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët në disa pista. Sipas bluve, pista kryesore e dyshuar është ndonjë konflikt me nxënësit, ndonjë pakënaqësi që mund të ketë çuar në këtë akt hakmarrjeje.

Ndërkohë, Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në pyetje po merren edhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen. Blutë nuk përjashtojnë as ndonjë konflikt të mundshëm të të shoqit, i cili, sipas të dhënave, është me profesion mësues, por së fundmi ka qenë pa punë.

Disa muaj më parë ai është larguar në Amerikë dhe siç mësohet po kryen procedurat e nevojshme për bashkimin familjar me të shoqen dhe djalin e tyre.

Kjo ngjarje është e përsëritur pasi mësueses Eriselda Agalliu i është djegur edhe një makinë tjetër tip ‘Lancia’, 5 muaj më parë”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit. Policia tha në atë kohë se ishte një shkëndijë elektrike që e përfshiu në flakë automjetin, por rasti i djeshëm ka bërë që blutë t’i rikthehen edhe asaj ngjarjeje’ e cila ka dyshime të ketë lidhje me shpërthimin. 

Marrë nga "Panorama"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në kryeqytet.

Redi Popesku, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi masakra e Bllokut më 4 Tetor, është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Nuk ka mjaftuar dhunimi nga bashkëshorti, por dajakut i është ‘bashkuar’ edhe vëllai i një 29-vjeçareje nga Durrësi.

Një punonjës policie në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë është arrestuar në flagrancë nga kolegët e tij.

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur, ka ndodhur sot në aksin rrugor Qukës-Stavaj të Librazhdit.

Dy ditë më parë, në orët e pasdites ka ndodhur një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër.

Policia italiane ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës.

Një 27-vjeçar ka përfunduar në arrest pasi është kapur me kokainë në automjetin e tij.

Është dënuar me 25 vite burg shqiptari i cili cilësohet si bossi i kokainës në Angli.

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga menxaherin e firmës dhe një nga teknikët, pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fabrikën e Çimentos në