Një parukerije në Nikël të Krujës i është vendosur një sasi plasëse rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË

Krujë

Më datë 16.08.2019,  u referuan materialet hetimore në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor  Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukieri) e shtetases  R. Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.