Policia njofton se mesditën e sotme punonjësit e OST pranë fshatit Krastë, Thumanë kanë konstatuar se njëra këmbë e shtyllës së tensionit të lartë është dëmtuar rëndë me lëndë eksplozive.

Informacion pararaprak

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.