Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e së martës, rreth orës 20:40 në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet, në zonën e Kinostudios.

Sipas informacioneve paraprake, sasia e lëndës plasëse, ndonëse e vogël, ka shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Automjeti, i cili figuron në pronësi të shtetasit D.H., një mjek kirurg në QSUT, ka qenë i parkuar.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një grup hetimor, që po përpiqen të zbulojnë detaje mbi ngjarjen dhe të sigurojnë prova që do të çonin në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ka dyshime se tritoli në mjetin e mjekut është vendosur për shkak të profesionit të tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën “Belul Hatibi” në një mjet të parkuar, në pronësi të shtetasit D.H., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.