Turku i ndaluar në portin e Durrësit person me rrezikshmëri, kërkohej për terrorizëm

Postuar: 12/10/2017 - 12:56

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ne vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.10.2017 mbi arrestimin e një shtetasi turk, pasi së bashku me anëtarët e familjes kishte tentuar të kalonte kufirin me pasaporta të dyshuara të falsifikuara, bëjnë me dije se:

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim më Zyrën e Interpolit Tiranë u evidentua se shtetasi turk Muhammed Aydogmus ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë terroriste dhe kërkohej nga Gjykata e Lartë kriminale Turke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në D.R.K.M. Durrës bënë arrestimin e përkohshëm të tij, duke kryer te gjitha procedurat e duhura ligjore me qëllim esktradimi drejt Turqisë.

Muhammed  Aydogmus 39 vjeç, banues në Turqi, u arrestua më datë 08.10.2017 dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të  bashkëshortes së tij, pasi së bashku me dy fëmijët e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë me pasaporta , të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.

Më datë 11.10.2017, në ngarkim të tij gjykata vendosi masës e sigurisë “Detyrim paraqitje dhe lënie garancie pasurore” për veprat penale "Fallsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave" dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.

Po më datë 11.10.2017, pas njoftimit të marrë nga Interpol Tirana u kryen procedurat mbi arrestimin e përkohshëm të tij, pasi kërkohej nga shteti turk për organizatë terroriste.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme .

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Maltë përshkruajtën sot momentet që çuan në arrestimin e të riut shqiptar, i cili akuzo

Saga e gjatë, e 20 viteve të shkuara për 135 shijakas është rikthyer në 2017 krejt papritur, atëherë kur nuk e kishin menduar.

Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vënë zjarrin një automjeti ditën e sotme në Durrës.

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Një sherr për motive pronëse midis disa të afërmve krutanë, ka përfunduar me plagosjen një gruaje.

Një 34-vjeçar është kapur në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin rrugëve të Durrësit, më konkretisht në Shkozet.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë administratorin e një shoqërie ndërtimi, pas një aksident

   Në fshatrat Velçë dhe Drashovicë në Vlorë, po kryhet një operacion anti-drogë.

Në sajë të operacionit për  kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, Policia e Durrësit ka ndalua

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp dha detaje në lidhje me drogën e kapur në Bab