Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës arrestuan në flagrancë një shetas turk dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, pasi tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Muhammed Aydogmus 39 vjeç dhe gruaja e tij N.A. 34 vjeçe, banues në Turqi, kanë tentuar të kalojnë kufirin dhe të udhëtojnë në shtetin italian me pashaporta, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Policia e Durrësit bën me dije se ata kanë qenë së bashku me dy fëmjët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Falsifikimi i letër njoftimeve i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” parashikuar në nenet 189 dhe 297  të Kodit Penal.