U akuzua nga biznesmeni turk për mashtrim, shpallet i pafajshëm Sinan Idrizi

24/11/2020 - 14:23

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentët e Galatasaray, është shpallur i pafajshëm nga gjykata në Turqi.

Adnan Polat kishte akuzuar Sinan Idrizin se e ka mashtruar me premtimin për “blerjen e një kompanie nafte” dhe më pas e kishte paditur me akuzën e mashtrimit në vlerën 3.5 milionë Dollarë. Këtë shumë, Polat pretendonte se ia ka dhënë Idrizit si garanci për blerjen e kompanisë.

Nga media të ndryshme është bërë e ditur se pas dështimit të marrëveshjes, biznesmeni turk i ka kërkuar mbrapsht garancinë Idrizit, por nuk ka arritur t’i marrë paratë. Ndërsa nga ana tjetër Idrizi i ka mohuar akuzat duke i cilësuar këto lajme si të sponsorizuara nga mediat.

Pas ankesës kundër Sinan Idrizit kishte filluar një proces gjyqësor për “mashtrim të kualifikuar” me një kërkesë prej 3 deri në 10 vjet burg, nga i cili ai doli i lirë.

I pandehuri Sinan Idrizi dhe avokatët e tij kanë marrë pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Lartë të Stambollit, ndërsa Adnan Polat nuk ishte i pranishëm.

Ndërkohë që duke folur në seancë, i pandehuri Idrizi ishte shprehur me këto fjalë: “Nuk mund të ketë mashtrim nga unë dhe nga familja ime. “Ky është ofendimi më i keq për mua.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

SPAK ka njoftuar mbylljen e dosjes për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në të cilin mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku.

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Cermë, ku u përplas me makinë një fëmijë 5 vjeç.

Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi përdorte kartëmonedha të falsifikuara për blerje të ndryshme.

Arrestohet personi që urdhëroi vrasjen e 27-vjeçarit Mario Metaj në Patra, Greqi. Autori dyshohet se është një shtetas grek.

Një i burgosur është gjetur i varur në qelinë e burgut të Peqinit.

Kapet dhe arrestohet nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, 35-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, për veprat penale "Gr

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe

Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë që ndodhi një ditë më parë, kur u qëllua një 19-vjeçar.

Dy fëmijë romë duke luajtur në anë të lumit Gjanicë në Fier kanë rënë në lumë.