Rreperi Stresi del sot para Gjykatës, pasi 3 ditë më parë u arrestua me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në periferi të Tiranës. Arkimed Lushaj njihet me masën e sigurisë, ndërsa policia ka siguruar edhe një tjetër episod ku Lushaj i ka shpëtuar policisë për armëmbajtje pa leje.

Stresi u arrestua në shoqërinë e një vajzë në hotel, ndërsa gjatë kontrollit brenda dhomës së hotelit i është gjetur një dozë kokainë, pistoleta që mbante pa leje, por edhe një sasi e vogël lekësh. “Stresi”, është vënë në pranga pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve. Mësohet po ashtu se Stresi ishte prej 1 viti në përgjim.

Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në ish-bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.

Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.