Zbardhet identiteti i tre shqiptarëve, që u arrestuan tri ditë më parë në Igumenicë të Greqisë me 31 kg drogë.

Policia greke raporton se kanë rënë në pranga shtetasit Alket Hamitaj, 31 vjeç, nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe Roland Shahi, 30 vjeç dhe Antonio Debrovo, 24 vjeç, të dy nga Elbasani.

Ata u arrestuan të premten, teksa kalonin kufirin greko-shqiptar të ngarkuar me çanta me drogë.

Sipas policisë greke, shqiptarët e arrestuar janë thjesht transportues të drogës në mal, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin të tjerë persona.