Ish-trajneri i Kombëtares për femra dhe ish-portieri i Vllaznisë Armir Grima, i cili u arrestua si anëtar i grupit Bajri është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e shkallës së Parë në Shkodër.

Mësohet se gjithashtu janë liruar nga çdo masë edhe boksieri Nelson Hysa si dhe ish-portier i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi dhe çështja për ta është pushuar pasi nuk janë vërtetuar akuzat.

Grima, Hysa dhe Rexhepi akuzoheshin për trukim ndeshjesh për të cilën qëndruan për disa kohë në burg dhe më pas nën masën detyrim paraqitje e arrest shtëpie. Ata ishin në mes të 11 të arrestuarve të shtatorit të vitit të kaluar.