Pas katër orësh i bllokuar në shpellën e Pëllumbasit, në kanionet e Erzenit, 42 vjeçari i cili kishte ndrydhur edhe kaviljen është nxjerrë me helikopter nga kanioni.

Mësohet se Gazmend Bugalli është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai kishte shkuar së bashku me 4 miqtë e tij për ngjitje në kanionet e Erzenit, ku edhe u aksidentua duke ndrydhur kaviljen e këmbës.