A u dekonspirua aksioni për kapjen e vëllezërve që vranë teknikun e kondicionerit?

07/09/2019 - 09:15

Vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që vranë në vilën e tyre punonjësin e kondicionerëve, Indrit Çelaj, ndodhen ende në arrati. Por një detaj i zbuluar nga Abc News, hedh dritë mbi një dekonspirim të mundshëm të operacionit për kapjen e tyre.

Sipas të njëjtave burime, pas vrasjes vëllezërit Kusi u strehuan në një vilë 2-katëshe në fshatin Allgjatë të Tiranës që është në pronësi të xhaxhait të tyre, Lulzim Kusi, edhe ky tashmë në arrati. Dyshimet janë se operacioni u dekonspirua nga drejtuesit e lartë të Policisë që kanë lidhje me familjen Kusi.

Banesa dykatëshe ndodhet e veçuar nga shtëpitë e tjera në fshatit Allgjatë, në zonën e Kasharit, në periferi të Tiranës. Edhe pronari i kësaj vile është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në bodrumin e banesës, u gjet një armë zjarri tip kallashnikov model 56. Albano dhe Griseldo Kusi u lokalizuan nga grupi hetimor nëpërmjet qelizave telefonike se fshiheshin tek të afërmit e tyre në fshatin Allgjatë.

Por pas aksionit “blic” të 25 gushtit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë mundën të largoheshin para se të mbërrinin policët. Për këtë arsye po verifikohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Ministrinë e Brendshme për rrjedhje të informacionit nga vetë strukturat drejtuese policore. /Abcnews

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë.

Të tjera detaje zbulohen rreth dosjes së plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut nd

Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, pas një kontrolli në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinë, sekuest

Janë lënë në burg 21 persona të arrestuar, në kuadër të operacionit “Limit” zhvilluar dy ditë më parë nga policia e shtetit, ndërsa për t

Dy persona, nënë e bir, kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi kanë tentuar të fshehin fëmijën nga përmbarimi.

Zbardhen emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim nga operacioni "Limit".  Dy kokat e financuesit e grupeve kriminale jan

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu duke mos pranuar arsyetimin se ka tejkaluar afatet e

Një burrë në Librazhd është vetëhedhur nga ura mbi lumin Shkumbin duke gjetur vdekjen.