Në bashkinë e Kurbinit vijon shembja nga IKMT e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019. Në qytetin e Laçit do të shemben 22 pallate, që janë shpallur të pabanueshme si pasojë e dëmtimit nga tërmeti.

Në ditë më parë gjatë aksionit të IKMT u prish dhe spitali i Laçit, ndërsa në vend të tyre do të ndërtohen pallate të reja moderne me parametra europiane për t’i rezistuar lëkundjeve sizmike si dhe përmirësimin e infrastrukturës së zonës shumë më moderne për zhvillimin urban të zonës.