Pas denoncimeve të qytetarëve të cilët janë ankuar për mënyrën e transportimit të pasagjerëve, policia Rrugore në Dibër ka gjobitur një shofer me 10 mijë lekë si dhe i ka pezulluar atij lejen e qarkullimit për 6 muaj.

Njoftimi i policisë

Jo vetëm nga qytetet dhe zonat urbane,  njoftimet ? dhe telefonatat…?, por edhe nga zonat më të thella banorët kanë filluar të denoncojnë drejtues mjeti të “papërgjegjshëm” për përgjegjësinë që kanë ndaj komunitetit dhe udhëtarëve që qarkullojnë në këto zona me mjete të transportit publik.

Të transportosh mbi 20 persona në një automjet të destinuar për 12 persona për më tepër në rrugë të vështira malore të paasfaltuara është shkelje e rëndë e normave të sjelljes.

Banorët kanë njoftuar Policinë Rrugore të Dibrës, e cila menjëherë ka reaguar duke  identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesin e mjetit.

OASH  e ka ndëshkuar  me gjobë 10 mijë lekë  edhe pezullim leje drejtimi për 6 muaj.

Siguria e nxënësve, siguria e udhëtarëve është prioritet për Policinë Rrugore.

Bashkë mund të rrisim më shumë parametrat e sigurisë rrugore jo vetëm në rrugët me asfalt , por kudo  në zonat malore apo rurale.

"Sheh diçka, thuaj diçka"