Antoneta Myrtaj, e cila u dhunua me sqepar nga bashkëshorti i saj Ferik Myrtaj, ka frikë për jetën e saj.

56-vjeçarja nga Memaliaj është shprehur se ka frikë se mos bashkëshorti i saj do ta vrasë.

Ajo tregoi tmerrin e përjetuar duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e 65 vjeçarit, i cili kishte pirë.

"Ai kishte pirë. Më kanë shpëtuar kalimtarët. Kisha frikë. Ju luta që të mos më qëllonte. Kam 3 vajza dhe ato më thanë se ai është penduar. Jam konfuze, akoma nuk di se si të veproj ta fal apo ta lë në burg. Kam frikë se do më vrasë,"-rrëfen Antoneta.