Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjes. 52-vjeçari Enver Boriçi është qëlluar për vdekje.

Raportohet se Enver Borici, ish – anëtar i bandës së Lushnjes ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij në prani të personave të tjerë dhe në këtë moment dyshohet se një person i maskuar ka hyrë dhe ka qëlluar në drejtim të 52 – vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se vëllai i viktimës, Arben Borici është në burgun e Peqinit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës Aldo Bare.