Policia e Durrësit njofton se është identifikuar shtetasi i cili u gjet i mbytur në det një ditë më parë.

Nga burimet zyrtare mësohet se identifikimi është bërë nga familjarët të cilët janë njoftuar përmes medias.

Bëhet fjalë për 86-vjeçarin N.P., banues në lagjen nr.15 të Durrësit.

NJOFTIMI I POLICISË

Identifikohet shtetasi i gjetur ditën e djeshme në lagjen Nr.13 ,Durrës, i cili ishte mbytur në det.

Identifikimi është bërë  nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia.

Trupi i pa jetë i përket shtetasit N.P., 86 vjeç ,banuese në lagjen Nr.15 ,Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin.