Të tjera janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, ku 46-vjeçari Ridvan Hyseni (Ramazani) u vra me armë zjarri.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën që ka qenë shënjestër e të shtënave me armë. Atentatorët i kanë zënë pritë 46-vjeçarit që po lëvizte me makinën e tij X5 dhe e kanë qëlluar me breshëri.

Të gjitha xhamat janë thyer dhe 46 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se vrasja ndodhi pranë një pike karburanti, ku Ridvan Hyseni, me banim në fshatin Drragjat u gjend i vrarë në mjetin e tij tip “BMW”.

“Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet  i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër, Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë  punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”,– njofton policia e Shkodrës.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.