Një 20-vjeçar sirian u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm pranë ish-hotel Vollgës në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Dyshohet se viktima ka rënë nga kati i tretë i godinës dhe ka humbur jetën.

Ndonëse në trupin e të riut u gjetën njolla gjaku, nuk janë konstatuar shenja dhune duke rrëzuar dyshimet se mund të jetë vrarë.

Trupi i 20-vjeçari do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1, Durrës, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.”, njoftoi mëngjesin e sotëm policia e Durrësit.

Kujtojmë se një grup sirianësh janë bllokuar në Durrës për shkak të karantinës dhe si synim kanë largimin nëpërmjet Malit të Zi drejt Gjermanisë.