Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj, një ditë më parë në Dukagjin.

"BalkanWeb" shkruan se në pranga ka rënë kushëriri i viktimës (djali i djalit të xhaxhait), si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se ishte pikërisht ai me babanë dhe vëllanë, që lajmëruan dje se e gjetën të pajetë 55-vjeçarin.