Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë. “BalkanWeb’ raporton se 33-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije 2 muajsh. Ai u gjet i pajetë brenda makinës, i vrarë me armë zjarri, rreth 200 metra larg banesës së tij 3-katëshe.

Mjeti tip “Fiat Punto” u pikas nga një banor i zonës, që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk ishte kryer asnjë shitje. Banorët e zonës raportohet se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme, ndërkohë që në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba. Ka dyshime se për vrasjen është përdorur një kallashnikov me silenciator.

Kapllani rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike. Ai kishte dy vjet që ishte kthyer dhe s’kishte pasur probleme në Shqipëri.