U godit me sqepar në kokë nga gruaja pas konfliktit, 61-vjeçari ndërron jetë në spital

21/11/2020 - 17:08

Ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës, 61-vjeçari Llesh Deda i cili u godit me sqepar në kokë nga gruaja e tij Drane Deda.

Llesh Deda prej 6 nëntorit kur ndodhi ngjarja ishte në koma teksa çifti kishin 10 fëmijë në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshkëshortëve kanë qenë të vetëm në banesë dhe dyshohet se para ngjarjes kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se burri e kishte dhunuar gruan.

Menjëherë pasi ka kryer aktin e rëndë, 58-vjeçarja Drane Deda është vetëdorëzuar në polici, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sipas burimeve 61-vjeçari ishte përdorues alkooli dhe çifti i bashkëshorteve kanë patur konflikte të vazhdueshme, por nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë në familje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person ka humbur jetën te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai është gjetur pa shenja jete në një magazinë.

Një shqiptar ka prodhuar një skenë filmash orët e vona të së dielës në Kakavijë duke përfunduar në prangat e policisë greke.

Sinan Idrizi, partneri i kompanisë Air Albania, i cili ishte akuzuar për mashtrim nga biznesmeni turk Adnan Polat, një nga ish-presidentë

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur lehtë në Tiranë pasi në banesën e tyre shpërthu bombola e gazit.

Kanosi me armë zjarri kushëririn e tij, policia vë në pranga 41-vjeçarin. Mësohet se është sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Pesë punonjës policie në qarkun e Beratit janë pezulluar nga puna për shkak se nuk kanë zbatuar detyrën për kontrollin e territorit me që

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në Durrës ka arrestuar në flagrancë një person si dhe ka proceduar penalisht një person tje

Ekstradohet drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe si "xhaxhai" i Ndraghetas. Sejdinaj u ekstradua dje drejt shtetit fqinj.

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i 24-vjeçarit në Kavajë, i cili kërcënonte një punonjës policie.

Dhunoi të motrën, por kur efektivët e policisë i trokitën në derë dhe i kontrolluan banesën, e gjetën me shkelje të tjera.