Një i ri i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme pasi u hodh nga pallati në rrugën “Xhanfize Keko’ në Tiranë.

Policia dhënë detaje të reja për ngjarjen, duke bërë me dije se 32-vjeçari vuante nga depresioni dhe problemet psikologjike.

Po ashtu, blutë e Tiranës bëjnë me dije se ai ishte edhe përdorues i alkoolit.

“Më datë 25.04.2018, në rrugën “Xhanfize Keko’’, në banesë, ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i pestë, shtetasi K.R vjeç 32. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vuante nga depresioni, probleme psikologjike dhe konsumimi i alkoolit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.”, thuhet në njoftimin e policisë.