Arrestohet në flagrancë një person, banues në Arapaj të Durrësit, pasi u kap duke ndërtuar pa leje.

Shtetasi Xh. O., 53 vjeç, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar një objekt me beton dhe profile hekuri, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh e arrestuan dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Ndërtim i paligjshëm”.