Është shkarkuar nga detyra doganieri që u kap me lëndë narkotike në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Arten Ibrahimi nga Përmeti po udhëtonte drejt Greqisë me rreth 30 pako lëndë narkotike. Shkarkimi i Ibrahimit është bërë nga drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

“Për vetë përgjegjësitë e veçanta që ka Dogana Shqiptare konsiderohet shkelje shumë e rëndë kur nga vetë punonjësit e ADSH shkelen ligjet që rregullojnë punën e Doganave Shqiptare, ose që kanë lidhje me të dhe për të cilat janë ngarkuar ti zbatojnë”– thuhet në njoftim.

Veç Arten Ibrahimit, me të u arrestua dhe një shtetas tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet ende.