Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë me vete pranë selisë së PS në shkurt të vitit 2020.

Gjuta u fajësua për “mbajtje pa leje të amëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Në shkurt të vitit të kaluar, Gjuta u kap i armatosur pranë selisë së Partisë Socialiste.

Ai u pikas nga gardistët, që shoqëronin kryeministrin Edi Rama dhe ministrat që ndodheshin në seli pasi po zhvillohej mbledhja e kryesisë e PS.