Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me një sasi kokaine që kapte vlerën e rreth 500 mijë euro në treg.

Arrestimi ndodhi në zonën e quajtur “Corso Moncalieri” në Torino.

Mediat italiane raportojnë se policia kishte ndaluar makinën e shqiptarit, ndërsa kërkoi që të kryente kontroll, i riu u shfaq nervoz.

Pas kontrolleve të detajuara në mjet, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, u gjetën 6 kg kokainë, të ambalazhuara në pako me logo të stampuara të një marke të njohur, siç është “Prada”.