Një i ri shqiptar pranoi para gjykatës së Plumouth në Britani se kishte trafikuar 1 kilogramë kokainë në një parking makine.

29-vjeçari Olsi Dama ishte paguar për të transportuar me makinë drogën nga Londra. Ai u arrestua në mes të ditës në parkimin e B&Q.

Dama u arrestua rreth orës 4 të mëngjesit më 14 Gusht. Autoritetet britanike i gjetën atij 1 kilogramë kokainë me vlerë 100 mijë paund.

Duke folur me anë të një përkthyesi, shqiptari pranoi para gjykatës akuzën e posedimit të drogës së klasit A me qëllim shpërndarjen.

Vendimi për shqiptarin pritet të jepet më 8 Tetor, ndërsa pas dënimit përballet me deportimin drejt Shqipërisë.

Avokati i tij mbrojtës tha se Dama ishte një emigrant i jashtëligjshëm, i cili kishte pranuar për ta transportuar pakon me drogë në Plymouth në këmbim të parave, nga një person që kishte takuar në një restorant në Londër.

Avokati tha se ai kishte qenë nën presion nga të tjerët dhe se ishte drejtuar për nga parkimi i makinave pasi kështu ishte udhëzuar nëpërmjet mesazheve.