Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia e burgut Endrit Vejsiun, vëllanë e moderatores Alketa Vejsiu i cili u arrestua një vit më parë me katër mina me telekomandë dhe 3 kg lëndë narkotike. Ai do të shlyejë pjesën e mbetur të dënimit më shërbim prove.
Endrit Vejsiu u arrestua nga policia e Lezhës mbrëmjen e 30 shtatorit të vitit 2018, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në automjetin e tij u gjeten të fshehura 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis.
Nga hetimet e prokurorisë, Vejsiu rezulton se ka shërbyer si korrier i një personi tjetër, që kishte si synim të trafikonte katër mina nga porti i Shëngjinit në drejtim të Italisë.