U kap në kufi me pasaportë false, arrestohet i dënuari më parë për vrasje

10/06/2021 - 14:50

Një 45-vjeçar i dënuar më parë për varsje me paramendim është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës.

Bëhet fjalë për shtetasin Besnik Çodari, nga Tirana, i cili është paraqitur në kufi me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një person.

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, ësht

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur gjasht

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Tiranë, pasi është goditur nga një i ri 22-vjeçar që dyshohet se vuan nga

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me një sasi kokaine që kapte vlerën e rreth 500 mijë euro në treg.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Nr.