Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre persona duke vjedhur peshk.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet F. D., 47 vjeç, B. V., 37 vjeç si dhe K. H., 28 vjeç, të tre banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.